Vanessa Bryant prek zemrat e të gjithëve me fjalimin për Kobe

Mediale Vip

Vanessa Bryant prek zemrat e të gjithëve me fjalimin për Kobe

Më: 16 maj 2021 Në ora: 09:54
Vanessa Bryant

Mbrëmjen e djeshme u mbajt një event në nder të Kobe Bryant në “Naismith Memorial Basketball Hall of Fame”. Bashkëshortja e të ndjerit, Vanessa Bryant mbajti një fjalim shumë emocionues, teksa foli për karrierën e basketbollistit dhe se si ai po e priste me padurim eventin. Fatkeqësisht Kobe nuk arriti të merrte pjesë në të, pasi u nda nga jeta vitin e shkuar për shkak të një aksiedneti tragjik me aeroplan, bashkë me vajzën e tij, Gianna.

“Më parë e shmangia lavdërimin e bashkëshortit tim në publik, sepse më duk se merrte mjaftueshëm lëvdata nga fansat e tij nëpër botë dhe dikush duhej ta sillte me këmbë në tokë. Tani jam e sigurt se ai po qesh në parajsë, sepse tashmë do e lavdëroj publikisht për arritjet e tij në një nga skenat më popullore.

Do të doja shumë që bashkëshorti im të ishte këtu për të marrë këtë çmim të jashtëzakonshëm. Ai dhe Gigi meritojnë të jenë këtu për ta parë këtë gjë. Gigi do të ishte shumë krenare nëse do të shihte babanë e saj duke marrë çmimin në Basketball Hall of Fame. Kobe mezi po e priste që të ishte këtu. Ainuk fliste shumë për çmimet që do të merrte, por e përmendi këtë çmim një javë para se ai dhe Gigi të ndaheshin nga jeta”, u shpreh Vanessa gjatë fjalimit të saj, duke prekur zemrat e gjithë të pranishmëve në sallë.

Ajo nuk harroi të falenderonte edhe familjen e Kobe, nënën, të atin, motrën e tij, duke u shprehur e lumtur që rritën një njeri të jashtëzakonshëm si Kobe Bryant. Vanessa u përpoq të falenderonte sa më shumë njerëz gjatë fjalimit, duke shtua se bashkëshorti i ndjerë do të bënte të njëjtën gjë nëse do të kishte pasur mundësinë që ta merrte vetë këtë çmim.

“Faleminderit që ishe Mickey për Minnie-n tim, faleminderit që ishe Noah për Allie tim. Faleminderit që më deshe mjaftueshëm për gjithë jetën dhe në çdo jetë unë të zgjedh ty”, u shpreh Vanessa në fund të fjalimit për bashkëshortin e ndjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat