I dashuruar, por me kë? Albi Nako nuk kursen përgjigjen dhe bën deklaratën e fortë

Mediale Vip

I dashuruar, por me kë? Albi Nako nuk kursen përgjigjen dhe bën deklaratën e fortë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 09:10
Albi Nako

Koreografi i njohur Albi Nako ka dhënë së fundmi një intervistë për “FitStation”, në “News24”.

Ai ka folur për pasionet e tij, profesionin, si dhe për jetën private.

Albi është pyetur nëse është i dashuruar dhe nuk e ka kursyer një përgjigje.

“Kam lindur i dashuruar, jetoj i dashuruar dhe do të vdes i dashuruar”, është shprehur ai.

Më tej koreografi ka treguar dhe rutinën e tij të përditshme, e cila nis duke bërë mëngjesin dhe mbyllet në akademi.

“Puna është adrenalina ime, dhe më pëlqen të punoj se sa të vegjetoj kafeve dhe të merrem me llafe. Dita nis duke bërë mëngjesi, shoh lajmet dhe kujdesem për oborrin lulet dhe pemët, në këtë pikë i ngjaj nënës time. Çdo ditë eci me kilometra të tëra dhe dita mbyllet në akademi midis të rinjve”, ka treguar Albi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat