Çifti më i ri i showbizit: Argjira Spanca dhe Graciano Tagani nuk e fshehin më lidhjen e tyre

Mediale Vip

Çifti më i ri i showbizit: Argjira Spanca dhe Graciano Tagani nuk e fshehin më lidhjen e tyre

Më: 17 maj 2021 Në ora: 13:54
Graciano Tagani dhe Argjira Spanca

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani pranuan dje publikisht se janë në një lidhje.

Gjatë kohës që po diskutonin rreth vërtetësisë së çifteve në rubrikën “Trotuar”, Graciano dhe Argjira pranuan se janë në një lidhje dashurie.

Kur të ftuarit u pyetën se cilët janë beqarë, Graciano dhe Argjira u çuan dhe me shaka tentuan të dilnin nga studioja, si për t’iu shmangur kësaj pyetjeje.

Pastaj u kthyen në vendet e tyre dhe pranuan se mes tyre ka diçka më shumë se thjesht marrëdhënie pune.

“Mos aktroni se ju e dini që e kam shumë inat këtë gjë. Ju e dinit të gjithë. Pse bëni sikur s’e dini?!”,-  tha Graciano në siklet.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat