Partneri i Courtney-t ka tradhtuar ish-gruan me Kim Kardashian?

Mediale Vip

Partneri i Courtney-t ka tradhtuar ish-gruan me Kim Kardashian?

Më: 18 maj 2021 Në ora: 15:36
Kourtney Kardashian, Travis Barker, Kim Kardashian

Kourtney Kardashian po jeton momentet më të bukura , ndërsa është në një lidhje dashurie me artistin Travis Barker. Marrëdhënia e tyre sa vjen e bëhet më e fortë e duket se ata janë bërë për njëri-tjetrin.

“Ata janë shumë të dashuruar dhe vazhdimisht shprehin afeksionin ndaj njëri-tjetrit. Ata kanë një lidhje shumë të fortë”, kanë thënë disa burime për çiftin për “ET”.

Burimet kanë treguar se Kourtney dhe Travis i qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit në çdo moment.

“Travis e bën Kourtney-n të ndihet speciale dhe ai i tregon gjithmonë se sa shumë e do dhe sa e rëndësishme është ajo për të. Kourtney ka qenë gjithmonë shumë e dashur ndaj tij gjithashtu dhe ka bërë përpjekje të mëdha për t’i tregua se sa shumë interesohet për të”.

Megjthatë, nuk është hera e parë që në rrjet flitet se dikur, Travis ka tradhtuar ish-gruan e tij me Kim Kardashian, motrën e Courtney-t.

Këto fjalë morën më shumë zë së fundmi, kur vajza e Travis Barker dhe Shanna Moankler, Alabama, tregon se prindërit iu ndanë pas tradhtisë me Kim Kardashian.

Teksa jepen arsyet e ndarjes, mes tyre lexohet edhe tradhtia me motrën e Courtney-t.

Megjithatë, burime pranë Kim Kardashian i kanë mohuar fjalët, duke e cilësuar ish-gruan e Barker thjesht si një ‘xheloze’ që s’e përtyp dot faktin që Travis ka vazhduar jetën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat