Sonte ka filluar nata e parë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës Eurovision.
Festivali i këtij viti po mbahet në Ahoy Arena në Roterdam, Holandë.
Theksojmë se vitin e kaluar ishte anuluar për shkak të pandemisë, e këtë vit u rikthye sërish dhe në natën e parë shfaqi 16 garues të cilët sigurisht se synojnë natën finale me 22 maj.
Ngjarja e madhe u realizua sipas të gjitha rregulloreve dhe masave të nevojshme mbrojtëse kundër pandemisë.
Ndryshe, përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është Anxhela Peristeri me këngën ‘Karma’, interpretimin e së cilës do ta bëjë në natën e dytë gjysmëfinale, që do të mbahet me 20 maj.