Ana flirton me Getinjon, por përgjigjja e tij s’ka për t’i pëlqyer

Mediale Vip

Ana flirton me Getinjon, por përgjigjja e tij s’ka për t’i pëlqyer

Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:41
Ana, Getinjon

Nuk e dimë nëse po synon ndonjë bashkëpunim apo është një flirtim i thjeshtë, por e gjithë vëmendja është tek komenti që Ana e “Për’puthen” i ka bërë reperit Getinjo në postimin e fundit në Instagram.

Megjithëse Getinjo kishte vendosur vetëm një emoji dhe asnjë tekst të këngës së tij që komentuesit ta plotësonin, Anës i erdhi të “këndonte” në koment pikërisht këto rreshta të Getinjos:

“Du me tpa , po t’thiri t’thiri veç kallxom ku je ?!”- shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JIMMY IS OK (@getinjo)

“Ishim parë, amo s’di a “Për’puthem”- ia ka kthyer reperi, i cili s’ka marrë më asnjë përgjigje nga Ana.

Epo, me siguri nuk i ka pëlqyer ky koment!

Ana Lleshi debutoi në muzikë me këngën “Deal”, të cilën e publikoi 2 ditë më parë. Ajo ishte ndër të paktët që nuk ka publikuar një këngë nga konkurrentët e “Për’puthen” dhe sigurisht që vëmendja për këtë projekt muzikor të saj ishte maksimal. Por siç ka ndodhur me gjithë miqtë e saj, që kanë bërë më herët këngë, publiku u zhgënjye duke i vënë vulën faktit se muzika është banalizuar.

Ana mori mijëra komente negative e nuk munguan as  thumbat e ironitë për të nga artistë e konkurrentë brenda “Për’puthen”.

Image
Insta

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat