Ndahet nga jeta balerina e famshme italiane Carla Fracci!

Mediale Vip

Ndahet nga jeta balerina e famshme italiane Carla Fracci!

Më: 27 maj 2021 Në ora: 14:25
Carla Fracci

Një nga balerinat më e rëndësishme në botë Carla Fracci është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, pas luftës së gjatë me kancerin.

Balerina e lidhur gjithë jetën me La Scala në Milano e ka çuar talentin e saj në skenat e mbarë botës.

Ndër interpretimet e paharrueshme të Fraccit, ishin rolet romantike dhe dramatike, të cilat e kanë bërë atë një yll në të gjithë botën.

Me hirin e saj ajo u ka dhënë formë personazheve të paharrueshme si Xhisiela, La Sylphide, Giulietta, Swanilda, Francesca da Rimini dhe Medea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat