Enca bën paraqitjen e radhës pa grim, vëmendja shkon diku tjetër

Mediale Vip

Enca bën paraqitjen e radhës pa grim, vëmendja shkon diku tjetër

Më: 27 maj 2021 Në ora: 21:02
Enca

Enca ‘ngacmoi’ ndjekësit me foton e fundit, ku shfaqet me fustan të shkurtër.

Enca Haxhia po sjell imazhe të shumta nga pushimet që po i bën gjatë kësaj kohe në vende të ndryshme të bregdetit shqiptar.

Këngëtarja, së fundi publikoi një fotografi, në të cilën u shfaq e veshur me fustan rozë, teksa thekson se është pa grim.

Por, e gjithë vëmendja e ndjekësve ishte tek mënyra se si pozoi ajo, duke provokuar me këmbët, në fustanin që ia vinte në pah ato.

Po ashtu, dekolteja e hapur ia zbuloi gjoksin asaj, teksa kishte lënë flokët të lëshuara në kraharor.

Sa i përket projekteve muzikore, “Nashta” mbetet kënga e fundit e Encës, të cilën e shoqëroi edhe me klip.

Ajo pritet që shumë shpejt të rikthehet edhe me një projekt të ri, por ende nuk ka dhënë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat