Ermali e nis mëngjesin në përqafim të djalit dhe ka një këshillë frymëzuese për të

Mediale Vip

Ermali e nis mëngjesin në përqafim të djalit dhe ka një këshillë frymëzuese për të

Më: 29 maj 2021 Në ora: 11:10
Ermal Mamaqi dhe Joeli

Ermal Mamaqi e filloi ditën krah Joelit.

Moderatori Ermal Mamaqi kohën e fundit  është përqendruar më shumë në fushën e kinematografisë.

Madje, në disa raste, ai e mori me vete në projekte filmike e djalin e tij, Joelin, i cili po fillon hapat e parë në aktrim.

Mëngjesin e sotëm, Ermali e filloi me disa fotografi, ku shfaqet pranë djalit, të dy të veshur njësoj dhe të buzëqeshur.

Pranë fotografisë, ai shkroi edhe këshillën që i jep Joelit, e që duhet ta përvetësojnë edhe fëmijët e tjerë.

“Rritu, Puno, Luaj (Përsërite)”, shkruan moderatori.

Ermal Mamaqi është në përgatitje të serialit “H.O.T”, i cili pritet të lansohet shumë shpejt dhe bën bashkë në një vend emra të njohur për publikun.

Ndryshe, Ermali është i martuar me Amarda Toskën dhe përveç Joelit, kanë edhe një vajzë, që e quajnë Sia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat