U fotografuan duke shkëmbyer puthje treshe, partneri i Rita Orës merr kritika të forta

Mediale Vip

U fotografuan duke shkëmbyer puthje treshe, partneri i Rita Orës merr kritika të forta

Më: 30 maj 2021 Në ora: 06:31
Rita Ora, Taika Waititi, Tessa Thompson

Para disa ditësh në mediat e huaja bënë xhiron e rrjetit disa foto në të cilat Rita Ora shihej duke shkëmbyer puthje në buzë me partnerin e saj, Taika Waititi dhe një person të tretë. Në disa fotografi Rita shihej duke u përqafuar me Taikan dhe aktoren Tessa Thompson. Ndërsa disa imazhe të publikuara më vonë tregonin Taikan teksa puthte Ritën dhe më vonë edhe Tessan. E nga ana tjetër, të afërta dhe intime shiheheshin edhe dy vajzat e famshme.

Mirëpo këto foto nuk janë pritur fare mirë nga bashkëpuntorët e Taika Waititi. Sipas “Daily Telegraph”, drejtuesit e “Marvel” nuk janë ndjerë mirë pasi kanë parë fotot e Taika-s duke u puthur me dy vajzat e famshme në ballkonin e shtëpisë së tij.

“Ky nuk është imazhi që ata dëshirojnë të përcjellin në lidhje me një nga ekskluzivitetet e tyre më të mëdha”, ka thënë një person i brendshëm i prodhimit, i cili ka shtuar se drejtorët e “Marvel” mendojnë se Taika ka kaluar gjithë kufijtë me këto veprime.

Kujtojmë se Rita Ora po përflitet prej kohësh për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.

Më pas, artistja shqiptare u fotografua teksa drekonte bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sydney. Dyshja dolën për herë të parë si çift para pak ditësh në në Sydney, Australi. Rita Ora dhe regjisori 45-vjeçar u panë duke dalë nga shtëpia e këtij të fundit në plazhin Bondi. Dyshja ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa shijonin një shëtitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat