Policia ndalon Megan Fox dhe Machine Gun Kelly teksa po shëtisnin me motoçikletë

Mediale Vip

Policia ndalon Megan Fox dhe Machine Gun Kelly teksa po shëtisnin me motoçikletë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 14:27
Machine Gun Kelly dhe Megan Fox

Çifti u relaksuan në shëtitje me motoçikletë.

Machine Gun Kelly dhe Megan Fox janë çift që udhëtojnë bashkë dhe gjobiten, shkruan TMZ.

Burime të zbatimit të ligjit thanë për TMZ se MGK po ngiste motorin e tij të martën pasdite në Sherman Oaks, CA me Megan në sediljen e pasme kur një oficer i ndaloi.

Thuhet se Megan kishte vendosur një helmetë dhe mund të shihet edhe në fotografi e ulur në një skaj, gjatë ndalimit në trafik.

Por, ylli i rokut me sa duket nuk e kishte, andaj kjo është arsyeja përse polici e ndaloi atë.

Gjatë ndalimit, burimet thonë se oficeri gjithashtu zbuloi se Machine Gun Kelly nuk kishte miratimin e duhur për të përdorur një motor në patentën e tij të shoferit dhe nuk kishte helmetë.

Mësohet dhe reperi dhe Megan, të dy ishin miqësor dhe bashkëpunues me oficerin.

Dyshja kanë qenë mjaft të pandashëm që nga maji i vitit 2020, kur dolën thashethemet për herë të parë se po dilnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat