Khloe Kardashian ka kërcënuar se do të padisë gruan e cila pretendon se ka një fëmijë me partnerin e saj, Tristan Thompson.
Ky i fundit është vënë sërish në qendër të akuzave se e ka tradhëtuar sërish yllin televiziv. Sipas TMZ, Khloe do t’i drejtohet gjykatës pasi Kimberly Alexander pretendon se Tristan është babai i djalit të saj 4-vjeçar.
Drama filloi kur Kimberly publikoi një bisedë në Instagram, në të cilën pretendonte se kishte folur me Kardashian.
Por thuhet se ajo ka falsifikuar bisedën për t’u dukur sikur në të vërtetë kishte marrë një mesazh nga ylli i realitetit.
Avokati i Khloe deklaroi se Tristan i është nënshtruar testit të atësisë dhe ka rezultuar se është babai i djalit të saj.