Mauro dhe Wanda nisin pushimet në Afrikë

Mediale Vip

Mauro dhe Wanda nisin pushimet në Afrikë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 21:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Çifti i njohur udhëtuan në një tjetër destinacion.

Krahasuar me shumë emra të njohur, të cilët gjatë kësaj periudhe zgjodhën të udhëtojnë në bregdete, Wanda e Mauro vepruan ndryshe.

Futbollisti dhe partnerja e tij zgjodhën që të shijojnë disa ditë të mira pushimi në Afrikë, ndërsa për ndjekësit sollën imazhet e para nga atje.

Në imazhet që i ndanë me ndjekësit, Mauro dhe Wanda tregojnë pamje nga vendi ku po qëndrojnë.

Në mbishkrimin që ia la njërës fotos, partnerja e futbollistit shkruan “Koha që kalojmë së bashku, është dhurata e preferuar❤️?”.

Kurse, në disa fotografi të tjera, të realizuara nga Mauro, Wanda shfaqet duke marrë rreze dielli dhe duke u relaksuar në pishinën e rezidencës ku po qëndrojnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat