Harry dhe Meghan, “shfaqja” e tyre e parë me vajzën e porsalindur!

Mediale Vip

Harry dhe Meghan, “shfaqja” e tyre e parë me vajzën e porsalindur!

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 21:06
Harry dhe Meghan Markle

Përfaqësuesit e degës së muzeut të famshëm të dyllit, Madame Tussauds në Sidney kanë dashur t`i bëjnë një surprizë fansave të familjes mbretërore britanike. Ata paraqitën shëmbëlltyrat e dyllta të princit Harry dhe Meghan Markle me vajzën e vogël, Lilibet në krahë.

Vogëlushja është në krahët e Dukeshës së Sussex dhe nuk i duket fytyra, ndërsa i shoqi mban në duar një kukull. Krijuesit e figurave mburren duke thënë se kjo është “dalja e parë publike e Lilibet”, foto të së cilës cifti mbretëror nuk ka nxjerrë ende.

Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor erdhi në jetë disa ditë më parë. Emri i saj i parë, Lilibet, vjen nga nofka me të cilën njihej gjatë fëmijërisë Mbretëresha Elizabeth II.

Emri i saj i dytë është në nderim të gjyshes së saj dhe mamasë së Harry-it, Diana. Foshnja është e teta në radhë për fronin britanik. Në njoftimin e lindjes nuk kishte foto të bebes apo të prindërve të saj.

Shtimi i familjes me beben e dytë vjen disa muaj pas intervistës shpërthyese të Harry-it dhe Meghan-it me personalitetin televiziv Oprah Winfrey në muajin mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat