Jeni një dështim në sporte? Nëse po, në këtë video të Selena Gomez do gjeni veten!

Mediale Vip

Jeni një dështim në sporte? Nëse po, në këtë video të Selena Gomez do gjeni veten!

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 21:56
Selena Gomez

Shumë persona mund të shkëlqejnë në mijëra fusha, veçse në sporte. Këtu bën pjesë edhe Selena Gomez, e cila ka zbuluar se është një “dështim” i vërtetë kur vjen puna tek sportet.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme ka ndarë në rrjete sociale një video të saj, në të cilën shihet në një fushë basketbolli së bashku me disa mikesha të saj.

“Kështu, miqtë e mi më pyetën nëse mund të bëja një tre pikësh dhe unë thashë ‘po;”, ka treguar Selena, e cila më pas shfaqet duke tentuar të hedhë topin e basketbollit në kosh.

Jo vetëm që nuk arrin të shënojë pikë, por Selena nuk arrin të prekë as koshin dhe kjo video i ka bërë të gjithë fansat e saj për të qeshur.

Megjithatë Gomez nuk ka nevojë të shkëlqejë në sport, sepse po bën më të mirën e saj në shumë pjesë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat