Aurela Gaçe me fjalë të mëdha për Adelina Ismailin, “Ishte koha kur muzika ishte muzikë”

Mediale Vip

Aurela Gaçe me fjalë të mëdha për Adelina Ismailin, “Ishte koha kur muzika ishte muzikë”

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 23:43
Aurela Gaçe dhe Adelina Ismaili

Aurela vlerësoi performancën që Adelina bënte vite më parë në skenë.

Aurela Gaçe është kthyer prapa në kohë për të kujtuar disa interpretime që Adelina Ismaili i kishte bërë vite më parë në skenë.

Teksa po shijonte një nga performancat e artistes, Aurela shkruan “Ishte koha kur muzika ishte muzikë”.

Ndërsa, shtoi se këtë që e bënte Adelina në skenë ishte të thyesh tabu, duke shprehur nostalgji për performancat e tilla të saj.

“Ishte koha kur Adelina Ismaili bënte show në skenën e festivalit të madh. Ehuaaaaa. Adelina Ismaili pra, kësaj i thonë të thyesh tabu… guximtaret i dua”, shkruan ajo.

Ndryshe, Adelina vitet e fundit është distancuar nga muzika, ndërsa është fokusuar në moderim. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat