Elvana Gjata vetëm një ditë nga lansimi, arrin milionëshin në YouTube me këngën e re

Mediale Vip

Elvana Gjata vetëm një ditë nga lansimi, arrin milionëshin në YouTube me këngën e re

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 09:29
Elvana Gjata

Këngëtarja publikoi befasi projektin e saj të ri muzikor.

“Loti”, mban titullin kënga më e re e artistes shqiptare të cilën e ka publikuar me videoklip.

Si pothuajse, çdoherë Elvana Gjata arriti të shfaqet në formë të mirë në paraqitjen e saj po ashtu edhe me zërin e veçantë që e karakterizon.

Ndryshe, vetëm një ditë nga publikimi i këngës ajo ka arritur të marrë një milion shikime në kanalin YouTube.

Theksojmë se, ky projekt muzikor ishte pas albumit ‘Çelu’ të cilin e ka hedhur në treg muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat