Sindi shantazhon hapur Melisën: Di gjëra për ty që nuk t'i di as Andi!

Mediale Vip

Sindi shantazhon hapur Melisën: Di gjëra për ty që nuk t'i di as Andi!

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 10:14
Sindi

Ishte Sindi ajo e cila [pak ditë më parë e ftuar në emsionion “Abc e Pasdites”, thumboi keq konkurrentët që dolën këngëtarë nga “Përputhen”, mes tyre dhe Melisën.

“Muzika është një profesion shumë i  vështirë dhe ti nuk mund të zgjohesh një ditë dhe të thuash unë jam këngëtare. Jam shumë e sigurt që këta personazhe nëse nuk do kishin qenë në Përputhen nuk do kishin marë asnjë mijë klikime”, tha Sindi, duke shtuar se do t’iu kërkonte të mos këndonin më.

Mirëpo, deklarata e saj nuk është pritur aspak mirë nga Melisa, e cila i është kundërpërgjigjur në rrjete sociale.

Ish-konkurrentja i ka dërguar një video-mesazh publik, ku është shprehur se ndërkohë që ajo është krenare për suksesin e saj, Sindi nuk po bën asgjë me jetën e vet.

“Jam shumë e lumtur dhe shumë krenare me veten time për këtë arritje, të paktën deri tani sepse jetës nuk i dihet.

Doja vetëm të thoja që për Sa kohë unë apo artistët e tjerë që po dalim nga “Përputhen” po e shfrytëzojnë këtë mundësi për të bërë diçka për veten, për ëndrrat, dua të di ti çfarë po bën?

E njëjta mundësi që m’u dha mua t’u dha edhe ty, e vetmja diferencë është se Unë po e shfrytëzoj për veten time, për karrierën time, ndërkohë që ti po e përdor vetëm për të ulur të tjerët, për të hedh vrer dhe mllef”, është shprehur Melisa.

Image

Sindi nuk e ka lënë me kaq dhe ka reaguar sërish, me anë të një statusi në Instastory.

Mes të tjerash ajo ka shkruar se di shumë gjëra për Melisën që si di askush përpos asaj, madje as Andi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat