Ndahet nga jeta Michele Merlo

Mediale Vip

Ndahet nga jeta Michele Merlo

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 10:51
Michele Merlo

Këngëtari Michele Merlo, 28 vjeç, nga Bassano del Grappa, dukej se i kishte të gjitha. Ai u bë i famshëm në Amici di Maria De Filippi në 2017, kur e quajti veten Mike Bird.

Disa ditë më parë ai shkoi në urgjencë në Bolonjë për një dhimbje të fortë në fyt dhe në kokë, por shkaku nuk u kuptua dhe Michele Merlo u dërgua në shtëpi. Ndërkohë të enjten ai u përkeqësua dhe humbi ndjenjat, shkak ishte leucemia akute.

Kur mjekët kuptuan shkakun e vërtetë ishte vonë: ai iu nënshtrua një operacioni delikat që çoi në një gjendje kome dhe shpresat e shpëtimit ishin minimale. Michele Merlo nuk mundi t’ia dalë dhe fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e sotme.

Në këto ditë ka patur shumë lutje shprese për të. Mbrëmjen e dielës Ema, e cila kishte qenë trajnerja i tij në Amici, i kushtoi atij këngët e saj nga arena në Verona, por këtë mëngjes zemra e Emës u copëtua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat