Luari dhe Ermali publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur

Mediale Vip

Luari dhe Ermali publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 18:44
Luari dhe Ermali

Luar Arani dhe Ermal Fejzullahu prej kohësh kishin paralajmëruar se do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin. Dhe më në fund dita e shumëpritur ka ardhur e sot dy artistët kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët.

Luari dhe Ermali kanë lançuar këngën “Shqiptare”, që në vetvete është një promovim perfekt për vendin tonë.

Kënga është xhiruar në disa nga vendet më të bukura të Shqipërisë, përfshirë qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Luar është kujdesur në maksimum edhe për dukjen e saj, duke filluar nga veshjet e deri tek aksesorët që janë pjesë e traditave shqiptare.

Kombinimi mes zërave të artistëve është i mrekullueshëm dhe kënga të fiksohet me dëgjim të parë.

Për më tepër Luari dhe Ermali kanë ardhur shumë ndryshe nga gjithë artistët e tjerë dhe ky projekt do arrijë të bëjë diferencën në këtë sezon veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat