Feston ditëlindjen, Kim Kardashian zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar North

Mediale Vip

Feston ditëlindjen, Kim Kardashian zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar North

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 23:30
Kim Kardashian, North West

Vajza që i dha emrin nënë Kim Kardashian, North West, feston sot 8-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast ylli i televizionit i ka bërë një dedikim shumë të ndjerë vajzës së saj.

Kim Kardashian ka ndarë në rrjete sociale disa foto që ka realizuar me North, ku nënë e bijë shfaqen shumë të afërta me njëra-tjetrën.

“Vogëlushja ime e parë, North, bën 8 vjeçe sot!  North, një ditë ti do të shikosh këto mesazhe të gjitha të printuara për ty në librat që po bëj për ty dhe shpresoj që ta ndjesh dashurinë, sepse ti sjell kaq shumë dashuri dhe lumturi në gjithë jetët tona! Ti je vajza më me stil, njeriu më kreativ, që di ekzkatësisht se çfarë do në jetë! Nuk kam njohur kurrë dikë si ty! Kam zgjedhur këto foto të miat dhe të North pas  skenave nga seti për Steven Klein Jackie O, sepse më kujton lidhjen që unë dhe North kemi dhe ai kap gjithmonë emocionet kaq mirë”, shkruan Kim Kardashian në dedikimin për ditëlindjen e North.

Ndërsa nga Kanye West nuk ka bërë asnjë dedikim publik, duke qenë se ai nuk është as shumë aktiv në rrjete sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat