Ja si e thërret me përkëdheli Kate Middleton vjehrrin

Mediale Vip

Ja si e thërret me përkëdheli Kate Middleton vjehrrin

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:09
Kate Middleton, Princi Charles

Princi Charles u bë së fundmi gjysh për herë të pestë dhe Kate Middleton ka një pseudonim përkëdhelës për vjehrrin e saj.

Kate dhe Princi Charles, së bashku me bashkëshortët e tyre iu bashkuan Mbretëreshës Elizabeth në pritjen e liderëve të G7 ditën e premte.
Vihet re se në videon e mbërritjes së tyre, Princi Charles kthehet nga Kate dhe Princi William, ndërsa Kate e përshëndet ngrohtësisht me fjalët “Përshëndetje gjyshi!”, në vend të titullit të tij zyrtar.

Ndërkohë, më herët Dukesha e Cambridge ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Ajo është shprehur shumë mirënjohëse, që më në fund i erdhi radha të vaksinohet.

Kate Middleton ka publikuar një foto të saj duke marrë dozën e parë të vaksinës në Muzeun e Shkencës në Londër gjatë ditës së djeshme. Përmes postimit në Twitter dukesha ka falenderuar të gjithë ata që po luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces.

Dukesha Kate Middleton është një nga më shumë se 39 milionë njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit. Më shumë se 24 milionë njerëz kanë marrë edhe dozën e dytë.

Kate Middleton është një nga pjesëtarët e fundit të familjes mbretërore që tregon publikisht se është vaksinuar. Bashkëshorti i saj, Princi William, mori po ashtu dozën e parë të vaksinës në fillim të këtij muaji. Ndërsa i ati i këtij të fundit, Princi i Wales, ka marrë dozat e vaksinës në muajin shkurt. Kurse Mbretëresha Elizabeth është vaksinuar që në muajin janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat