Një pjesë nga kënga e re e Encës

Mediale Vip

Një pjesë nga kënga e re e Encës

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 18:56
Enca

Këngëtarja ka ditë që ka paralajmëruar projektin e saj të ri muzikor.

“Rakia”, mban titullin kënga e Encës të cilën do e realizojë me videoklip dhe protagonist do jetë Beart Rexhepi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë, artistja shqiptare përmes disa imazheve që ka publikuar bashkë me ish-konkurrentin e Përputhen.

Ndërkohë, Enca sapo ka ndarë një video në profilin e saj zyrtar në Instagram derisa në prapavijë dëgjohet kënga e saj.

E veshur me veshje provokuese duke i dhënë vëmendje gjoksit të saj, ajo bën lëvizje para kamerës.

Ndryshe, Enca Haxhiu nuk zbuloi datë të caktuar të lansimit të këngës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat