Vaksinohet edhe Afërdita Demaku

Mediale Vip

Vaksinohet edhe Afërdita Demaku

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 20:29
Afërdita Demaku

Sot mori dozën e parë të vaksinës anti Covid këngëtarja e mirënjohur kosovare, Afërdita Demaku.

Këngëtarja për vite me radhë ka arritur të krijojë një karrierë të suksesshme dhe të fitojë zemrat e shumë fansave e dëgjuesve të muzikës së saj.

Afërdita kohët e fundit është gjithashtu edhe shumë aktive në rrjete sociale, ku kohë pas kohe ndan imazhe të ndryshme nga përditshmëria, duke qenë kështu më afër ndjekësve të saj.

Ajo përmes një postimi në profilin e saj në Instagram ka bërë të ditur se është imunizuar me vaksinën kundër Covid-19 dhe ka një falenderim publik për stafin shëndetësor.

“Shendeti mbi te gjitha!
Falenderoj nga zemra mantel bardhet, ne veçanti motren medicionale qe pata fatin te me vaksionoj sot, motren Feride!” ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat