Dojna Mema tregon gjithçka për lidhjen me Vlashent Satën

Mediale Vip

Dojna Mema tregon gjithçka për lidhjen me Vlashent Satën

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 20:30
Vlashent Sata, Dojna Mema

Dojna dhe Vlashent Sata janë bashkë si çift prej më shumë se 3 vitesh. Vetëm pak muaj më parë ata zgjodhën që ta bënin publike lidhjen e tyre dhe këto kohë nuk na i kanë kursyer fare fotot e videot nga momentet që kalojnë me njëri-tjetrin. Në rrjete sociale ata duken si çifti perfekt, që janë kudo bashkë dhe dinë si ta shijojnë jetën në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në fakt vetë Dojna duket se e ka pasur prej kohësh si qëllim, që të gjejë një partner që do e bëjë të kalojë bukur kudo dhe kurdo. Së fundmi, gjatë një bisede virtuale dikush nga ndjekësit e ka pyetur Dojnën se çdo të thotë të jesh në lidhje me një artist. Me pak fjalë ajo ka treguar gjithçka në lidhje me raportin perfekt që ka me Vlashentin.

“Unë kam pasur gjithmonë një teori për njeriun që do të zgjidhja krahë meje: Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar me dikë të mërzitshëm, kështu që gjej dike me të cilin eksploron botën, çdo ditë ta bën ndryshe, sepse është kreativ dhe kalon bukur edhe në një vend kot me një gotë vere në dorë”, shkruan Dojna në një postim.

Nga ana tjetër, Vlashenti në një intervistë të dhënë pak javë më parë, tregoi se çfarë kishte menduar në fillim për Dojnën.

“Unë dukesha ai djali ‘boring’ intelektual që ndonjëherë e teproj dhe ajo me batutat e mia kurse ajo më ka mahnitur. Mendova se ishte një vajzë e bukur ekrani me zhdërvjellësinë e një programi për të rinj siç ishte “Pop Culture”. Ndërkohë, Dojna ka një inteligjencë që është e rrallë për ekran dhe jemi shkrirë duke qeshur. Thash uau kjo goca qenka e mrekullueshme, kjo ishte njohja jonë e parë. Sot, të kesh një njeri që të do, jeta merr më tepër kuptim”, tregoi Vlashenti.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat