Flora Suldashi paralajmëron projekte me “Miqtë e USA”

Mediale Vip

Flora Suldashi paralajmëron projekte me “Miqtë e USA”

Nga: G.B Më: 17 qershor 2021 Në ora: 09:10
Agim Rexhepi dhe Flora Suldashi

Kreatorja e njohur shqiptare e modës, Flora Suldashi, ka paralajmëruar projekte të reja.

Suldashi e cila jeton dhe vepron në Hamburg të Gjermanisë, dje është takuar me Agim Rexhepin, përfaqësues të OJQ-së “Miqtë e USA”, me të cilin është pajtuar për disa projekte, në prag të 4 Korrikut, përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar foto nga takimi me Rexhepin.

“Takim pune në OJQ "Miqtë e USA", gjatë takimit u dakorduam për Projektet (EVENTET) në të ardhmen”, ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat