‘Women in Power’, pse VIP-at do të jenë në të njëjtin vend më 26 qershor?

Mediale Vip

‘Women in Power’, pse VIP-at do të jenë në të njëjtin vend më 26 qershor?

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:49
Ilustrim

Do të doje të ishe në një vend të jashtëzakonshëm, ku përcaktimi ‘grua’ nuk merret më në konsideratë? Sigurisht! Edhe në një vend ku modeli janë vajza dhe gra që rrëfejnë për jetën dhe karrierën e tyre, rrugëtimin, sakrificat dhe çdo risi që kanë ndeshur në jetën e tyre deri këtu ku janë sot? Patjetër që po!

Ke një vend ideal që po të pret!

‘Grua në pushtet’, ‘pushteti i gruas’ apo çdo përcaktim tjetër me ‘grua’, në të vërtetë nuk ka pse të jetë më diskutim për shoqërinë tonë, që ka nisur të jetë mendjehapur kur është fjala për të drejtat dhe liritë e grave.

Megjithatë, me rëndësi për kohën tonë është modeli që i servirim një brezi të ri për figurën e gruas dhe si e ushqejmë atë.

Ekziston një kategori që, përtej të gjitha dilemave, problemeve dhe paragjykimeve, ia del të triumfojë dhe të jetë shembull i mirë për brezat, frymëzim për shoqërinë në tërësi dhe gjininë femërore në veçanti.

Një vajzë që ëndërron të ketë biznesin e saj në një të ardhme, një grua në karrierë, një financiere, mjeke, politikane, arsimtare, juriste, artiste e kushdo tjetër që i përkushtohet profesionit që ka zgjedhur të bëjë, është një gur i çmuar i kësaj shoqërie.

Të gjitha këto gra e vajza e gjejnë forcën çdo ditë të re për t’iu përkushtuar punës së tyre, kalojnë orë të tëra me problematika të njohura dhe të panjohura, me sfida të reja, arrijnë të menaxhojnë dhe ta kenë nën kontroll ekuilibrin mes punës dhe familjes, kanë krijuar pavarësinë e tyre financiare dhe janë ngritur profesionalisht përmes aftësive që kanë.

‘Women in Power’ është i pari event i cili do të mbledhë dhjetëra vajza e gra në karrierë që kanë një objektiv të qartë në jetën e tyre. Ato mund t’ju rrëfejnë si e kanë nisur gjithçka nga fillimi dhe ia kanë dalë të bëhen të pushtetshme financiarisht duke u kthyer në konkurrente potenciale të tregut të punës.

Biznes, mendësi, motivacion, startup… janë elementët kyç që promovojnë një grua në karrierë, e cila, përtej të gjitha vështirësive, duhet të përballojë edhe sulmet e shoqërisë patriarkale.

Njërën nga këto profile që nis të krijojë lidershipin fëmëror mund ta takoni shumë shpejt në eventin “Women in Power”, më 26 qershor, pranë ambienteve të Mak Albania Hotel. 

Ti që po kërkon një ide të re biznesi, ti që synon lidershipin, ke aftësi dhe ambicie për të qenë në krye të një biznesi apo të çdo lloj profesioni që dashuron, duhet të jesh këtu.

Sepse ëndrrat kanë zbritur në tokë. Mjafton të duash t’i prekësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat