Cila nga këngëtaret është kjo?

Mediale Vip

Cila nga këngëtaret është kjo?

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 21:17
Violeta Kukaj

Për dekada me radhë ajo ka shoqëruar publikun shqiptarë me këngët e saj, disa prej të cilave dëgjohen edhe sot. Me stilin dhe zërin e veçantë, ajo edhe sot mban rreth vetes një numër të madh të fansave.

Fjala është për këngëtaren e mirënjohur të muzikës popullore, Violeta Kukaj.

Përveç zërit të veçantë, Violeta shquhet edhe për elegancë dhe bukuri, e cila në çdo paraqitje duket e rregulluar deri në detajin e fundit.

Por, jo vetëm sot, e tillë këngëtarja nga Drenica ishte dukur edhe kur kishte qenë më e re. Kjo shihet në një imazh të hedhur në media sociale, ku ajo shihet e grimuar dhe rregulluar sipas stilit që ka qenë në atë kohë. Nga imazhi, po ashtu vërehet se këngëtarja 50 vjeçare, përveç stilit, nga ajo kohë duket se nuk ka ndryshuar edhe aq shumë në pamje.

Këngëtarja Violetë Kukaj-Retkoceri më datën 05 mars ka publikuar projektin “Hamëz Jashari”, me videoklip të realizuar në Prekaz, ku këngëtarja është paraqitur me uniformë të UÇK-së.Ky projekt i këngëtares pikërisht në 21 vjetorin e rënies historike të familjes Jashari. Këngëtarja edhe më herët ka sjellur projekte patriotike, ndër të cilat veçohet “Ai është gjallë”, të cilën ia ka dedikuar Adem Jasharit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat