David Guetta shet këngët për 100 milion dollarë

Mediale Vip

David Guetta shet këngët për 100 milion dollarë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 09:39
David Guetta

Producenti i hiteve si “Titanium”, “I Got A Feeling” dhe “Hey Mama”, David Guetta, i ka shitur katalogun e tij kompanisë Warner Music për një shumë prej nëntë shifrash.

Francezi bëri rreth 100 milion dollarë në marrëveshje, i cili gjithashtu mbulon regjistrimet e tij të ardhshme, i thanë burime BBC-së.

Guetta është një nga figurat më të mëdha në muzikën pop të shekullit 21.

52-vjeçari ka bashkëpunuar me këngëtarë të famshëm të tjerë, si Rihanna, Bruno Mars, Justin Bieber, Nicki Minaj, Sia, etj. Ai e filloi karrierën si DJ në Paris dhe Ibiza, për t’u bërë në një nga më të famshmit në botë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat