Chrissy Teigen mohon akuzat për bullizëm

Mediale Vip

Chrissy Teigen mohon akuzat për bullizëm

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 19:33
Chrissy Teigen dhe Michael Costello

Pak ditë më parë, stilisti i njohur Michael Costello hodhi akuza për bullizëm ndaj modeles Chrisy Teigen. Ai shkruante se kishte përjetuar traumë për vite me radhë nga komentet ngacmuese të modeles aq sa kishte menduar vetëvrasjen.

Ai pretendon se Teigen dhe stilistja e saj, Monica Rose u përpoqën të shkatërronin karrierën e tij duke e cilësuar si “racist”.

“Si rezultat i asaj që Chrissy Teigen më bëri në 2014, nuk jam mirë. Mund të mos jem kurrë në rregull, por sot vendosa të them të vërtetën time. “, thoshte ndër të tjera ai duke publikuar dhe mesazhet e shkëmbyera me të. Por përfaqësuesi i modeles është shprehur se mesazhet e publikuara nga Costello janë të rreme.

Ndërkaq, përfaqësuesi ligjor i stilistit theksoi se fakti që Teigen ka mohuar akuzat tregon se nuk ka ndryshuar pavarësisht se ka kërkuar ndjesë. Në një deklaratë për E! News, ai tha: “Fakti që ekipi i Chrissy Teigen dëshpërimisht po përpiqet të provojë se DM janë të rremë dhe përpjekjet për të diskredituar Michael, një viktimë e traumës dhe ngacmimit nga Teigen si në internet dhe jashtë tij, konfirmon se mbetet e njëjta bullizuese, pavarësisht faljes së saj publike“.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat