Befason aktorja, thotë se e ka si vëlla ish-bashkëshortin e saj

Mediale Vip

Befason aktorja, thotë se e ka si vëlla ish-bashkëshortin e saj

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 10:24
Gywneth Paltrow thotë se e ka si vëlla ish-bashkëshortin, Chris Martin

Gywneth Paltrow ka deklaruar se ajo e ka si vëlla ish-bashkëshortin e saj, këngëtarin e famshëm Chris Martin.

Aktorja e famshme hollivudiane ka bërë të ditur se ata po ndahen në vitin 2014, pas dhjetë vjetësh martesë dhe dy fëmijëve së bashku.

“Ai është si një vëlla për mua. Ju e dini, ai është familja ime. E dua”, ka thënë Paltrow duke folur për shoun “Today”.

Paltrow ka thënë po ashtu se ajo do të jetë përherë mirënjohëse tek Chrisi, për fëmijët e tyre, Apple 17 vjeç dhe Moses, 15 vjeç.

“Jam falënderuese ndaj tij që më ka dhënë dy fëmijë të mahnitshëm”, ka vazhduar Paltrow.

Paltrow tani është e martuar me producentin Brad Falchuk, derisa Martin është në lidhje dashurie me aktoren Dakota Johnson.

Dy çiftet janë parë kohë më parë duke kaluar edhe pushimet së bashku, gjë që ka habitur fansat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat