Alban Ramosaj i habiti të gjithë

Mediale Vip

Alban Ramosaj i habiti të gjithë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 16:26
Alban Ramosaj

Fituesi i Festivalit Kënga Magjike 2021, Alban Ramosaj ka folur për lidhjen e veçantë që ka me dy gratë më të rëndësishme në jetën e tij, të ëmën, Antigona dhe motrën, Beatrix.

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek “E diela shqiptare”, ndër të tjera, gjatë një loje mes të treve, ata kanë zbuluar një fakt shumë interesant. Të pyetur për fjalën e parë, Beatrix ka treguar se ka thënë “babi”, ndërsa fjala e parë e Albanit ka qenë fjala “thika”.

“Të betohem që s’ka qenë e parapërgatitur. Por nuk e di si e kam harruar pa përmendur. Fjala e parë ka qenë ‘thika’, ose më saktë ‘fika’,”ka treguar Albani duke shtuar se shkronjën “th” e bënte “f” për një farë kohe gjatë fëmijërisë.

Kjo është një rastësi e çuditshme, pasi edhe kënga që Albanin fitoi Këngën Magjike titullohej “Thikat e mia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat