Këngëtari shqiptar bën realitet ëndrrën më të madhe

Mediale Vip

Këngëtari shqiptar bën realitet ëndrrën më të madhe

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 17:59
Trim Jetullahu

Këngëtari Trim Jetullahu humbi njeriun e tij më të dashur, babain në muajin mars. Lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram.

Trimi publikoi një foto të babait të tij të ndjerë dhe i lajmëroi të gjithë.

“Me pikëllim të thellë njoftoj miq dhe familjarë, se sot me daten 21 Mars 2021, ka ndërru jetë babai im Nazmi Jetullahu. Varrimi bëhet nesër më 22.03.2021 në ora 12:00 (në kohën e drekës) në varrezat e qytetit të Prishtinës (Dragodan)”, shkroi ai.

Ndërsa sot pas disa muajsh tepër të vështirë, këngëtari ka zbuluar se ka bërë realitet ëndrrën e tij më të madhe. Ai ka treguar se ka blerë një shtëpi të re dhe ka publikuar një foto brenda saj.

Image

“Ëndrrat bëhen realitet! Shtëpi e re! Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar Trimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat