U sulmua nga ndjekësit për gjoksin e vogël, Loredana Zefi publikon një imazh në bikini dhe bën një sqarim

Mediale Vip

U sulmua nga ndjekësit për gjoksin e vogël, Loredana Zefi publikon një imazh në bikini dhe bën një sqarim

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 19:14
Loredana Zefi

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka publikuar ditën e sotme (e diel) një imazh të pazakontë në InstaStory.

Ajo është shfaqur me një palë bikini nga shtëpia, ku njëherësh qëllimi është për të treguar linjat trupore ashtu siç janë në të vërtetë.

Kjo për shkak se biondja u sulmua nga ndjekësit për gjoksin e vogël, për të cilin bëri një sqarim.

Nëna e një vajze tregon se gjoksi i ishte zvogëluar pas lindjes së Hanës, të cilën e ndan me reperin Mozzik.

“Kjo jam unë dhe trupi im. Ndoshta me gjoksin më të vogël në Gjermani. Pasi lindi Hana, gjithçka kishte ndryshuar. Por, unë jam kjo që jam dhe vij e tillë nga Zoti, jam shumë e bekuar”.

“Edhe nëse kam para për një operacion në gjoks, jam aq e lumtur saqë do të them të largohet plotësisht pasi më erdhi Hana”, ka thënë Zefi.

Krijuesja e shumë hiteve po shijon ribashkimin me partnerin e saj, me të cilin pas “Rosenkrieg” do të sjellin edhe ca bashkëpunime të tjera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat