Vanessa Bryant e uron të ndjerin në Ditën e Baballarëve

Mediale Vip

Vanessa Bryant e uron të ndjerin në Ditën e Baballarëve

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 12:42
Vanessa Bryant me familje

Vanessa Bryant vazhdon ta nderoi burrin e ndjerë, Kobe Bryant në çdo festë historike që kur ai vdiq tragjikisht në janar 2020.

Nëna 39-vjeçare e katër fëmijëve uroi Laker-in dhe në Ditën e Baballarëve.

“Për babanë më të mirë … Gëzuar Ditën e Atit. Ne ju duam përgjithmonë dhe gjithmonë, gjithmonë dhe përgjithmonë. Nani, Gigi, B.B, Koko dhe VB”, shkroi ajo ndërsa ndau një foto nga arkiva.

Fotoja duket se ishte nga ditëlindja e fundit e Kobe në 23 Gusht 2019 – vetëm pesë muaj para vdekjes së tij – ndërsa ai pozoi së bashku me katër vajzat e tij Natalia, 18, Bianka, katër, Capri, dy dhe Gianna e ndjerë.

Legjenda e NBA vajzën e tyre më të vogël e mban në krahë ndërsa Gianna u ngjit në shpatullën e tij, dhe vajzat e tjera u ulën pranë tij duke buzëqeshur.

Seksioni i komenteve të Vanessa ishte  mbushur me vargje zemrash të kuqe nga Dwyane Wade, shoqja më e mirë Ciara dhe modelet Lily Aldridge dhe Gigi Hadid.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat