Deputetja e Kuvendit të Kosovës puth në buzë një vajzë! Këto janë imazhet e publikuara në rrjete sociale

Mediale Vip

Deputetja e Kuvendit të Kosovës puth në buzë një vajzë! Këto janë imazhet e publikuara në rrjete sociale

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 22:42
Adriana Matoshi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka zgjedhur mënyrën më të pazakontë për të uruar shoqen e saj me rastin e ditëlindjes.

Aktorja e njohur i ka habitur të gjithë me videot e publikuara në Instastory, ku shihet në makinë me shoqen e saj.

Në një moment, Adriana kthen kokën dhe i dhuron një puthje të shpejtë në buzë mikeshës së saj, e cila reagon shumë e habitur, pasi nuk e priste diçka të tillë.

“Ajo është shoqja ime e ngushtë dhe doja të realizoja këtë sfidë, sepse ajo nuk ishte një përdoruese e ‘TikTok’, dhe nuk kishte asnjë ide për këtë!”, shkroi Matoshi krahas videos.

Aktorja është në një lidhje dashurie me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, i cili është 19 vite më i vogël se ajo.

Image

Megjithatë, mosha nuk ka qenë aspak pengesë për dyshen, të cilët shijojnë çdo moment që kalojnë bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat