I dedikoi tatuazh, “Stracciatella” e Fifit i jep fund beqarisë! 

Mediale Vip

I dedikoi tatuazh, “Stracciatella” e Fifit i jep fund beqarisë! 

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 18:10
Fifi, Xhuljo

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi është shprehur gjithmonë për dashurinë në këngët e saj dhe jo vetëm. Ajo nuk ka ngurruar asnjëherë që të shprehë publikisht se është e dashuruar.

Më herët, këngëtarja tregoi dhe historinë e saj të dashurisë me një person me inicialin Xh, të cilin e ka dashur:

“Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit”.

Fifi u pyet se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja tregoi se këtë fjalë ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.

“Stracciatella e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, e gjitha u zbulua kur ajo i bëri tag emrit të tij në një postim në InstaStory, ku i dedikonte të gjithë dashurinë e madhe dhe Xhuljo u bë menjëherë pjesë e mediave rozë.

Së fundmi, Xhuljo i ka dhënë fund beqarisë dhe ka shpallur fejesën me partneren e tij të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat