Zjarrfikësi që u gjend pranë Princeshë Dianës pas aksidentit fatal kujton fjalët e saj të fundit

Mediale Vip

Zjarrfikësi që u gjend pranë Princeshë Dianës pas aksidentit fatal kujton fjalët e saj të fundit

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 06:51
Princesha Diana

Një shef zjarrfikësish që ishte një nga personat e parë që ndihmoi Princeshën Diana pas përplasjes së saj fatale në Paris, ka folur për herë të parë për fjalët e fundit që i tha princesha.

Rreshter Xavier Gourmelon tha për Daily Mail se kur ai arriti në vendin e aksidentit në gusht të vitit 1997, Diana ishte ende duke lëvizur dhe duke folur.

“Ajo foli në anglisht dhe tha: ‘O Zot, çfarë ka ndodhur?’ Unë mund ta kuptoja, kështu që u përpoqa ta qetësoja atë. Unë po i mbaja dorën,” tha Gourmelon, i cili dha deklarata në polici, por kurrë më parë nuk ka folur në shtyp.

Përplasja në një nënkalim la menjëherë të vdekur shoferin Henri Paul si dhe të dashurin e ri të Dianës, Dodi Fayed.

Diana, megjithatë, dukej fizikisht mirë përveç një shpatulle të dëmtuar, kujton Gourmelon - i cili nuk e kishte idenë se po përpiqej të shpëtonte një princeshë.

Vetëm pasi Lady Diana u mor me një ambulancë, ai zbuloi se kush ishte nga një kapiten në vendngjarje.

"Ai më thotë se kush ishte ajo. Po, unë e njihja, por në atë moment nuk e njoha," -tha ai për tabloidin.

Një nga personat e parë që u përpoq ta ndihmonte princeshën, ishte edhe mjeku jashtë shërbimit, Frederic Mailliez, i cili kaloi në skenën e aksidentit ndërsa po kthehej në shtëpi nga një festë.

Ai pa dy persona që ishin me sa duket të vdekur dhe dy të tjerë - përfshirë truprojën e Dianës - që ishin plagosur rëndë, por ende gjallë. Ai së pari ndihmoi Dianën, e cila ishte në pjesën e pasme të makinës.

"Zbulova se ishte një grua e bukur dhe nuk kishte ndonjë dëmtim [serioz] në fytyrë. Ajo nuk ishte gjakosur, por ishte pothuajse pa ndjenja dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Ajo dukej mirë në minutat e para," kujton ai. "Kështu që fillova t'i flas anglisht asaj, duke i thënë se isha mjek dhe se ambulanca ishte duke ardhur dhe gjithçka do të shkonte mirë. Dhe kështu u largova nga skena pa e ditur se kë isha duke trajtuar."

Lajmi i vdekjes së princeshë Dianës tronditi gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat