Dokumente të reja janë publikuar kundër vullnetit të Britney Spears

Mediale Vip

Dokumente të reja janë publikuar kundër vullnetit të Britney Spears

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 00:33
Britney Spears

“New York Times” publikoi më herët një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”. Dokumentari trajtonte jetën e këngëtares nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears. Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime.

Pavarësisht kontrollit të madh për të cilin s’dinte gjë askush, Britney ia doli të kishte një karrierë të shkëlqyer dhe të performonte me sukses në shumë turne. Gjithashtu, këngët e saj kanë qenë prej kohësh më të pëlqyerat.

Së fundmi, disa dokumente të tjera konfidenciale të siguruara nga New York Times, janë bërë publike.

Aty tregohet se Britney Spears për vite me radhë ka kundërshtuar vazhdimisht autoritetin që gjykatat i dhanë babait të saj, Jamie Spears, çka i dha atij kontroll mbi financat dhe jetën e saj personale.

“Ajo artikuloi se ndien që kujdestaria është bërë një mjet shtypës dhe kontrollues kundër saj,” shkroi një hetues gjykate në vitin 2016, sipas raportit të Times. “Këngëtarja tha se sistemi kishte “shumë kontroll … Shumë, shumë!”, përmblodhi hetuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat