“S’keni dashuri të sinqertë”, Adriana i kthen këtë përgjigje ndjekëses që e paragjykoi për lidhjen me Keith

Mediale Vip

“S’keni dashuri të sinqertë”, Adriana i kthen këtë përgjigje ndjekëses që e paragjykoi për lidhjen me Keith

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 18:16
Adriana dhe Keith

Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld janë ndër çiftet më të përfolura të shoubizit në vend.

Partneri i aktores sot feston ditëlindjen, me ç'rast nuk ka munguar dedikimi me fjalë zemre nga ana e saj.

“Të uroj më të mirat e kësaj bote për ditëlindje! Ti je një mrekulli dhe një njeri shumë special. Është me fat familja që të ka, me fat miqtë dhe të gjithë ata që janë rreth teje dhe faleminderit Zotit që për 1 vit plot lumturi që ke sjellë në jetën time  Faleminderit Zotit që solli një njeri si ti në këtë botë! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”, shkruan ajo.

Në mesin e komenteve të shumta kishte edhe kritika, madje një ndjekëse u shpreh se çifti nuk kanë dashuri të sinqertë.

“Nëse ka dashni të sinqertë mes jush atëherë ka me pas dashni dhe mes meje dhe Samuel Umtitit”, i shkruan komentuesja,

Nuk vonon dhe Adriana i kthehet me fjalët “E keqja është se s’po të njoh as ty as Samuelin dhe e mira
është që ti kënaqesh tu frymëzu prej nesh.. Paqe zemër”.

Ditëlindja e Keith vjen një ditë pasi çifti festuan përvjetorin e parë të njohjes së tyre, ku treguan detaje nga takimi i parë. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat