Tuna në paradën e LGBTI-së

Mediale Vip

Tuna në paradën e LGBTI-së

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 14:27
Tuna Sejdi

Tuna do të marrë pjesë në paradën e krenarisë në Shkup.

Tuna Sejdiu tash e një kohë nuk ka qenë aktive me këngë të reja dhe as me intervista në medie.

Ajo ka preferuar që gjatë kësaj periudhe të jetë më e tërhequr nga jeta publike, për t’iu përkushtuar familjes.

Para pak muajsh, Tuna u bë nënë për herë të dytë, pas shtatzënisë që e mbajti të fshehtë për publikun.

Sot (e shtunë), përmes rrjeteve sociale, këngëtarja bëri të ditur se do të marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë” në Shkup.

Në evnetin e organizuar nga komuniteti LGBTI, Tuna do të shfaqet e veshur me një fustan shumëngjyrësh.

“Dashuria fiton”, janë fjalët në fustanin e Tunës, e cila publikoi disa imazhe e video nga përgatitja për t’u nisur në paradë.

Ndryshe, në Prishtinë më 1 korrik do të organizohet “Parada e Krenarisë”. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat