Andi i bëri befasinë e bukur Melisës

Mediale Vip

Andi i bëri befasinë e bukur Melisës

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:28
Andi dhe Melisa

Çifti i “Përputhen”, Andi Shehu e Melisa Lleshi, tashmë janë të pandarë kudo që shkojnë, ndërsa nuk i ndalin dedikimet për njëri-tjetrin.

Së fundi, Melisa publikoi foto ku shihet një buqetë me trëndafila dhe një kartolinë, që ia kishte dërguar Andi.

“Andi, të dua përgjithmonë”, i shkruan Melisa atij, teksa fotografinë e shpërndau edhe Andi, duke ia kthyer dedikimin e dashurisë njësoj.

Kujtojmë se Andi ishte larguar si çift me Tean nga “Përputhen”, kurse më pastaj u zbulua se ishte gënjeshtër, ngase më pastaj doli se ishin të lidhur me tjerë partnerë.

Andi e bëri publike lidhjen e me Melisën në videoklipin e saj, ku shkëmbyen puthje pasionante..

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat