Shënon rekord “Dale” e Butrintit, Kidës e Ledrit

Mediale Vip

Shënon rekord “Dale” e Butrintit, Kidës e Ledrit

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 17:03
Kida, Butrinti dhe Ledri

Kënga e publikuar mbrëmë në orën 00:00, e treshes, Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vulës e titulluar “Dale”, është pritur mjaftë mirë nga fansat e tyre.

“Dale” për vetëm 11 orë ka arritur të mbledh më shumë se 1 milionë klikime vetëm në platformën “Youtube”.

Kështu bëri të ditur vetë këngëtari – Butrint Imeri përmes një fotografie të postuar në rrjetin social “Instagram”, e që aktualisht kënga numëron mbi 1 milionë e 200 mijë klikime në platformën e lartcekur e që kënga është duke u dëgjuar vazhdimisht nga adhuruesit e treshes.

Image

“Dale” është punuar nga producenti – Çelik Lipa, kurse teksti është shkruar nga Butrinti, Ledri dhe Bardhi.

Producent ekzekutiv i këngës është ’96 MGMT’ kurse lansimi i videos dhe këngës nëpër platforma të rrjeteve sociale dhe muzikore nga AVD Digital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat