‘U bëra një nënë shembullore, por një grua e paplotësuar’, Arbana flet për zgjedhjet pas dy lindjeve

Mediale Vip

‘U bëra një nënë shembullore, por një grua e paplotësuar’, Arbana flet për zgjedhjet pas dy lindjeve

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 18:23
Arbana Osmani

Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë në tetor të vitit të kaluar. Pak muaj më vonë ajo iu rikthye punës në televizion. Ndërsa kur solli në jetë djalin e saj të parë, moderatorja preferoi të merrte një pushim të gjatë, plot 2 vite, nga puna. Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar se si i ka përjetuar dy zgjedhjet e ndryshme që ka bërë dhe çfarë do t’u sugjeronte nënave të reja.

“Kur linda Jonin unë kam marrë 2 vite pushim nga puna (1 vit shtatzënia dhe 1 vit pas lindjes) Kam qenë njeriu më i lumtur në botë se lindja e tij më rilindi si njeri, por të them të drejtën, puna dhe rutina ime e zakonshme më mungonte shumë dhe e vuaja shkëputjen. Nuk kisha besim tek asnjë dado dhe mendoja që nëse do shkëputesha sadopak nga ai, do ndodhte diçka dhe ndjesitë e fajit nuk më linin të bëja asgjë. Kështu u bëra një “nënë shembullore”, por një grua e paplotësuar pa punën dhe pasionet e mia. Me Diellin vendosa të mos shkëputem aq gjatë nga puna dhe jam përpjekur të gjej një ekuilibër, por sërish kam ndjesi faji kur shkëputem për më shumë se disa orë. Është e vështirë të jesh një mama që punon, por është besoj më stërmunduese të jesh mama me kohë të plotë, nëse e dashuron punën tënde si unë. Kështu që, mos u ndje në faj nëse puna të plotëson dhe të bën të lumtur. Mama e lumtur, fëmijë i lumtur, mos harro”, -ka shkruar Arbana.

Dhe meqë jemi te puna, Arbana ka zbuluar gjithashtu se mezi po e pret sezonin e ri në televizion, i cili sipas saj “do të jetë një rollercoaster”. Veç moderimit të “Dua të të bëj të lumtur”, thuhet se Arbana do të drejtojë edhe “Big Brother VIP”, që pritet të nisë shumë shpejt në Top Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat