Jehona Sopi rrëfen përvojën e saj me COVID-19

Mediale Vip

Jehona Sopi rrëfen përvojën e saj me COVID-19

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 16:50
Jehona Sopi

Pandemisë së Coronavirusit nuk i shpëtoi as këngëtarja, Jehona Sopi.

Ajo madje rezultoi dy herë pozitive me virusin vdekjeprurës.

Ajo rrëfeu eksperiencën e saj gjatë nje intervistë.

Jehona ka treguar se ajo është infektuar dy herë me Covid-19, herën e parë ajo është infektuar në korrik të vitit 2020, ku bashkë me të ishin infektuar edhe bashkëshorti bashkë me vajzën e tyre Aria.

“Unë ndjehesha shumë mirë, nuk kisha ndonjë problem të madh për këtë arsye dyshova se ndoshta nuk jam fare e infektuar, bëra testin katër herë për ta vërtëtuar dhe kur më doli katër herë pozitiv atëherë më kapi paniku.
Fillova të stresohesha të kisha ankthë dhe bashkë me ankthin edhe pagjumësi, por pastaj e morra vetën dhe e tejkalova”- Kishte thënë Jehona.

Por nuk mbaroi me kaq, këngëtarja u infektua përsëri me Covid-19 kur në shkurtë të vitit 2021 kishte shkuar në një ditëlindje dhe pas disa ditëve disa perosna që kishin qenë të ftuar kishin rezultuar pozitiv dhe bashkë me ta për herë të dytë u infektua edhe këngëtarja.

Ndërkaq ajo fatmirësisht e kaloi mirë virusin dhe tash gëzon shëndet të plotë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat