Ashley Graham është shtatzënë për herë të dytë

Mediale Vip

Ashley Graham është shtatzënë për herë të dytë

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 21:28
Ashley Graham

Modelja Ashley Graham është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmin ajo e dha sot në Instagram.

“Viti i kaluar ka qenë plot me surpriza të vogla, hidhërime të mëdha, fillime familjare dhe histori të reja.

Unë sapo kam filluar të përpunoj dhe festoj kuptimin e këtij kapitulli për ne …”, mbishkroi Graham një foto, të shkrepur nga bashkëshorti i saj Justin Ervin, që tregonte barkun e rrumbullakosur.

Çifti u kurorëzua me martesë në gusht të vitit 2010. Ata janë gjithashtu prindër të djalit Isaac Menelik Giovanni, i cili lindi më 18 janar të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat