Elvana Gjata paralajmëron “bombën” e radhës

Mediale Vip

Elvana Gjata paralajmëron “bombën” e radhës

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 14:30
Elvana Gjata

Elvana Gjata duket se nuk ka të ndalur këtë verë. Pas hitit “Loti” që dëgjohet kudo, artistja ka paralajmëruar suksesin e radhës.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se do të vijë shumë shpejt me një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Inna dhe me muzikantin e njohur me emrin Sickotoy.

Projekt i ri muzikor do të titullohet “Papa” dhe të gjithë janë bërë kuriozë për ta dëgjuar.

Nuk ka sesi edhe këtë herë Elvana të mos e bëjë publikun të dashurohet me refrenet e saj, që të mbesin vazhdimisht në mendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat