Buraku dhe Grupi Fama publikojnë hitin veror “Gajle”

Mediale Vip

Buraku dhe Grupi Fama publikojnë hitin veror “Gajle”

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:15
Buraku

Këngëtari i famshëm, Buraku, bashkë me Grupin Fama, kanë realizuar projektin më të ri për këtë verë.

Kënga është titulluar “Gajle” dhe që padyshim konsiderohet hiti më i ri veror.

Kënga bashkë me klipin e realizuar, tashmë të publikuar në YouTube, është pritur mjaft mirë nga fansat.

Ata e kanë pëlqyer jashtëzakonisht, por edhe komentet nuk kanë munguar.

Më shumë se 100 mijë klikime kënga i ka marrë vetëm në orët e para të publikimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat