Khloe Kardashian mbështet publikisht Kanye West për projektin e ri

Mediale Vip

Khloe Kardashian mbështet publikisht Kanye West për projektin e ri

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 20:06
Khloe Kardashian, Kanye West

Kanye West pritet të publikojë ditën e nesërme një album të ri të titulluar “Donda”, në nder të nënës së tij që nuk jeton më. Ai ka marrë shumë mbështetje për këtë album, mes tyre edhe nga ish-kunata e tij, Khloe Kardashian. Pavarësisht se Kanye u nda nga Kim-i në fillim të këtij viti, Khloe vazhdon ta mbështesë në çdo hap Kanye-n.

Khloe ka pëlqyer postimin e fundit të Kanye-s në Instagram, në të cilin tregonte për projektin e tij të ardhshëm. Ky është albumi i parë i reperit pas ndarjes nga Kim, me të cilën ai ka 4 fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Kanye nuk ka zbuluar shumë për këtë projekt, por ai publikoi një pjesë të shkurtër nga kënga e tij e re.

Një nga këngët e tij “Welcome In My Life” besohet se i dedikohet ndarjes së tij nga Kim Kardashian. Sipas disa raportimeve, reperi shpërtheu në lot në një festë të organizuar për albumin gjatë kohës që u vendos kënga “Welcome to my life”.

Teksti i këngës prek divorcin e tij nga Kim Kardashian, dështimin për të konkurruar si President i SHBA-ve etj. Në këngën në fjalë Kanye e përshkruan shtëpinë në të cilën ka jetuar me Kim si një “burg”.

“Është në këngë shumë e thellë, e trishtë për Kanye, në të cilën ai reflekton për martesën me Kim. Ai flet për fëmijët dhe përmend atë që merr gjithçka. Pasi luajti këtë këngë, ai ndali për 2 minuta dhe qau. Ishte shumë i zymtë”, është shprehur një burim për “The Sun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat