Machine Gun Kelly i çudit të gjithë me deklaratat e tij

Mediale Vip

Machine Gun Kelly i çudit të gjithë me deklaratat e tij

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:58
Megan Fox, Machine Gun Kelly

Machine Gun Kelly mund të ketë gjetur dashurinë e jetës (Megan Fox) në xhirimet e “Midnight in the Switchgrass”, por nuk ka të njëjtat ndenja për filmin. Përmes një postimi në Twitter ai ka treguar se nuk flet për një film, nëse nuk i pëlqen. Madje ky postim erdhi në të njëjtën ditë që filmi doli në kinema.

Ai promovon çdo herë projektet e tij të ardhshme përmes postimeve në rrjete sociale, por me këtë film ka qëndruar në heshtje.

Midnight in the Switchgrass ka në qendër historinë e një agjenti të FBI, që rastis me një vrasës serial teksa heton një grup trafikimi seksual. Ky film është i bazuar në historinë e vërtetë të vrasësit serial,  Robert Benjamin Rhoades (i njohur ndryshe si Truck Stop Killer)

Një premierë për filmin u mbajt në Los Angeles, për të cilën Megan Fox anuloi pjesëmarrjen vetëm pak orë para nisjes së eventit.

“Për shkak të detyrimit të mbajtjes së maskës në Kaliforni dhe rritjes së rasteve me Covid, Megan Fox nuk do të marrë pjesë në premierëne  sotme”, thanë përfaqësuesit e Megan.

Gjithashtu në këtë event nuk morën pjesë as kolegë të saj si Bruce Willis dhe partneri Machine Gun Kelly. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat